Nderohet regjisori Kushtrim Asllani

Kultura

Nderohet regjisori Kushtrim Asllani

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 21:38
Regjisori Kushtrim Asllani

Për të nderuar jetën dhe veprën e dramaturgut dhe regjisorit Kushtrim Asllani, i cili ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara, në Ferizaj u mbajt mbledhje përkujtimore, ku u vlerësua lart kontributi i tij në fushën e artit dhe kulturës.

Në Ferizaj sot u mbajt mbledhje komemorative në nderim të dramaturgut dhe regjisorit Kushtrim Asllani, pjesëmarrës dhe fitues i disa festivaleve vendore e ndërkombëtare, i cili ndërroi jetë në SHBA më 26 tetor të këtij viti, , ku u përkujtua jeta dhe veprimtaria e tij artistike.

“Kontributi i Kushtrimit në jetën artistike të Ferizajt dhe Kosovës është i pashlyeshme dhe do ta zë vendin e tij përherë si dramaturg dhe regjisor edhe në teatër edhe në film”, tha Hajrulla Çeku, u.d. ministër i Kulturës.

“Edhe pse iku herët krijimtaria e tij artistike do të mbetet gjithmonë me ne si dëshmi e shpirtit të tij të ndritshëm dhe dashurisë së tij të pafund që kishte për artin”, tha Xhemile Murati-Shabani, drejtore për Kulturë Rini e Sport e Ferizajt.

Bashkëpunëtorë, miq e familjare folën për përkushtime që kishte i ndjerit për kulturën.

“Ne po e nderojmë kujtimin e një njeriu që jetojnë me artin me shpirtin dhe me dritë në zemër”, tha Ardian Uka, familjar i të ndjerit.

“Bashkë me dhimbjen sot qëndron edhe krenaria. Krenaria që patëm pranë një njeri si Kushtrimi, i cili nuk ishte vetëm i familjes së tij, as vetëm i kolegëve të tij, por ishte Kushtrimi i të gjithëve”, tha Lirije Asllani-Osmani, familjare e të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër në varrezat e fshatit Sojevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat