Xhemail Mustafa (me rastin e përvjetorit të vrasjes)

Kultura

Xhemail Mustafa (me rastin e përvjetorit të vrasjes)

Nga: Adem Bytyqi Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 20:28
Xhemail Mustafa

Zëri i së vërtetës,
për luftën e drejtë të shqiptarëve në Kosovë,
krahu i djathtë i Dr. Ibrahim Rugovës,
ikona e pavarësisë së Kosovës
nga sundimi makabër serb.

Ky lajmëtar i çlirimit të Kosovës
nga gjenocidi serb,
u tradhtua nga disa anti-shqiptarë,
kundërshtarë të Dr. Ibrahim Rugovës,
Babës së Kombit shqiptar,
dhe u masakrua pas shpine,
mu në shkallët e banesës ku banonte,
duke e lënë të vrarë.

Vrasja makabre e Xhemail Mustafës
dhe e shumë veprimtarëve të LDK-së,
për fat të keq,
edhe pas kaq shumë vitesh,
sistemi i drejtësisë në Kosovë
nuk i ka zbardhur.

Derisa vrasjet politike
të mos zbardhen,
kjo plagë e rëndë
do të mbetet mbi shpirtin
e Kosovës nënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat