A e kuptojnë këta “njerëz”?

Kultura

A e kuptojnë këta “njerëz”?

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 12:24
Autori Adem Bytyçi

Në asnjë vend në rajon

dhe në Evropë,

nuk ka pasur më shumë lot

se në Kosovë.

Pas shumë lotëve të vajtimit

nga vuajtjet e sundimit,

erdhi koha të çlirohemi

për t’i ndalur lotët e vajtimit.

E tani, përfaqësuesit e popullit tonë,

nga etja për pushtet,

i kanë lënë pa lekë

nxënës e punëtorë,

mësues e mjekë.

Ky mbetet viti më i keq,

që tregon se deputetët e kësaj legjislature,

pozitë e opozitë,

nga urrejtja ndaj njëri-tjetrit,

nuk duan të bëjnë shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat