Gjergjefi i flamurit

Kultura

Gjergjefi i flamurit

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:03
Milazim Zeqiraj

Isamail Qemali,

mendje ndritur e zemër-gur,

për atdhe s‘ndali kurrë.

Ismail  Qemali kur nis rrëfimin e madh,

çau fusha , male e dete,

për ti dhënë Shqipërisë,

dhe popullit shqipetar shkëlqim e vet

2

Nga udhëtimi i gjatë,

me konfermim për mvetësi, nga konti Berthold,

në mbrëmje me 25 Nëntor

arriti në Vlorë.

Në vendlindje u çlodh.

dhe mori frymë lehtë:

„Së dita e madhe po vinte, 

që kombi shqiptar,

do të ngrej flamurin e Skënderbeut vetë.

Ai  u informu nga,

Lef Nosi, Midhat Frashëri e Bedri Pejani,

së delegatët për kuvendi janë ftu,

Një gëzim kishte, 

por  mendja i rrinte në krye,

si ta siguronte flamurin kuq e zi aty.

3.

Ai  vet me Marigonën bisedoj:

“Marigonë, bija ima, qëndisna flamurin tonë.“

Nesër më 28. Nëntor, flamuri i Skënderbeut,

në Shqipëri tonë, do të valvitët i lirë.

Populli dhe vendi do ta këtë për mot,

së flamuri dhe liria e Shqipërisë,

tani po vjen me zot!”

4.

Këtë flamur të bukurë,

Skënderbeu i ynë, 

më 28 Nëntor 1443,

me duaret e veta e ngriti në Krujë

Nesër më 28.11.1912,

si  frymë për Shqipërin e lirë,

në Vlorë tonë me qiell e diell, 

flamuri i Skënderbeut,

nga ne do të ngritet përseri,

për tu  valvitur i lirë,

si në kohën e Skënderbeut.

4

Marigona i ndez sytë me dashuri,

me buzëqeshje dhe me një ngrohtësi,

të pa parë me parë.

Ajo merr gjergjefin në dorë,

në shtofin e kuq shqiponjë e zezë,

për qëndisje e fillon.

Në natën me hënë,

në shtofën e kuq,

shqiponja e zezë nga malet,

leshohet aty në flamur.

5.

Nga mëngjesi i ditës së ejnte

më 28 Nëntorit 1912,

flamuri i Skënderbeut,

valvitet i lirë në Vlorë.

6.

Delegatët  ishin aty

por Isa Boletini duke luftuar, më armikun fyt për fyt,

arriti më vonë në Vlorë.

Në orët e pas ditës më 28 Nëntor 1912,

një zëri në orën 14.30,

Shqipërin e mvetësuan për jetë e mot.

7

Pas  e mvetësun Shqipërin,

Ismail dhe delegatët nga balkoni,

popullin e përshëndesin me dorë,

kurse flamuri i kuq e zi nga flladi i detit,

Valvitët në ballkon, si mali me borë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat