Vetëm ata që e urrejnë nuk e pranojnë

Kultura

Vetëm ata që e urrejnë nuk e pranojnë

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 11:21
Autori Adem Bytyçi

Për lirinë e Kosovës

dhe të popullit shqiptar

është bërë shumë

dhe është folur shumë,

por kurrë asnjë gjeneratë

nuk duhet ta harrojë

se fillët e lirisë së Kosovës

rrënjët i kanë

në mençurinë

dhe kontributin e Dr. Ibrahim Rugovës,

birit të Dardanisë shqiptare.

Prandaj, me të drejtë,

gjeneratë pas gjenerate

do ta thërrasin ikonë të pavarësisë së Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova

e bëri që Kosovën

ta njohë Amerika

dhe Evropa,

dhe të gjitha shtetet demokratike të botës,

ta kuptonin se Kosovës,

një territor i banuar historikisht

me shumicë shqiptarësh autoktonë,

i duhej patjetër liria

për t’i shpëtuar shfarosjes

nga një shtet fashist

siç ishte Serbia.

Dr. Ibrahim Rugova

e vulosi kauzën e drejtë

të shqiptarëve të Kosovës për liri;

pastaj bota demokratike e pranoi

dhe e përkrahu luftën e drejtë

të 2 milionë shqiptarëve të Kosovës

të sunduar padrejtësisht nga Serbia

në ish-Jugosllavi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat