Mikut pa u parë kurrë

Kultura

Mikut pa u parë kurrë

Nga: Dedë Preqi Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 11:35
Dedë Preqi

Ike miku i im i vargut

Ike pa u parë

Kurrë ndonjëherë,

Vetëm përmes vargjeve

Që rrjedhnin nga Lumbardhi

Në kopshtin e «Rrezores».

Unë bëhësha aq xheloz

Ndaj vargjeve margaritare,

Duke i adhuruar me ndiesi

Me nga një kritikë lakmuese.

Do pimë kafe më the,

Në Gjakovë, apo në Pejë,

Por, pritëm e pritem deri kur

Mbetëm vetëm miq vargu

Pa u takuar ndonjëherë kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat