Gjaku i Ahmet Delisë

Kultura

Gjaku i Ahmet Delisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 21:47
Skënder Karaçica

Prekazi kurrë derë e mbyllur
burrat nuk bënin gjumë
malet shtrojerë për hasmin
nuk i lëshojmë kullat

Prekazi nuk ka ditë zie!

Prekazi pushkë trimërie
burrat me plisa e lisa
hasmit përditë në prita
nuk shkilet toka dhe kulla

Prekazi përkund djepat!

Prekazi harta e vdekjes
kullat digjen flakë
kishin ardhur me të zeza
thirrje burrave në male

Prekazi ndal hasmin!

Pse po vret gra e fëmijë
kush të tha me ardhë
nuk di të flasë serbisht
Plaku me sakicë në dorë

Prekazi zot i diellit!

Para kullës flasin malet
nuk e lëshojmë pragun
trashëgim djalmeninë
kullat derë e historisë

Prekazi zot i tokës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat