Luftonin shqiptarët vëllai me vëlla,
dje n'mes veti ishin nda!
Ishin nda me konfesion,
njeri krishter tjetri mysliman!
Kinse luftonin ata për fe,
i nxiste hasmi për t'u pre!
Për armiqtë që s'na njohën kurrë,
S'na lejuan gjuhë as flamur!
N'Greqi luftuan vëllai me vëlla,
njeri për grek tjetri për pasha!
njeri tjetrin duke e vra!
Për grekë e turkë që na robëruan,
trojet e shqipes i gllabruan!
Derdhën gjakun për t'vu gur,
për armiq që na ndaluan gjuhë e flamur!