Qyteti dhe Fshati

Kultura

Qyteti dhe Fshati

Nga: Adem Bytyqi Më: 31 janar 2026 Në ora: 10:40
Adem Bytyqi

Qyteti është për vizitë,
ndërsa fshati për banim,
këtë të gjithë e dinë.

Në qytet, kënga e bilbilit
dëgjohet shumë rrallë,
vetëm atëherë
kur bilbili këndon
duke fluturuar në qiell,
rrugës për të shkuar
nga qyteti në fshat.
Me këngë u bën me dije
qytetarëve se qyteti është për vizitë,
ndërsa fshati për banim.

Jeta në fshat është më e bukur
se në qytet;
përveç të mirave të tjera,
nuk mungon as gjelbërimi
dhe as uji i freskët,
edhe pse këto dy të mira
gjatë verës shpesh ndodh
të mungojnë në qytet.

Edhe zhurma,
ajri i ndotur dhe temperaturat e larta
gjatë verës në qytet
jetën e bëjnë shumë më të padurueshme
se në fshat.
Në fshat edhe ushqimi është bio,
jo artificial,
prandaj edhe jetëgjatësia
është shumë më e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat