Ndarë edhe vetem lënë në vetmi
Vuajtja e malli, shpirrtin e copton
Dertin zemres askush s‘don t’ia dij
As rrahjet kur mundohet që t’bashkon.
Çdokush që mallin me gjith shpirrtë e njeh
Dhe zemres punen si duhet ia vlerëson
Jo vetem atëher kur e gjora shqetësohet
Ti bie ndër mend që e ka edhe ta kupton!
Një fluskë dëbore përplaset n‘drritare
Vetmisë të ftohtin sa vjen e ia shton
Pa ditur se rrezja e shkëlqyer e Diellit
Gjithçka të ngrirë e shkrinë, e shkatrron.!
Me forcë të paparë dhe me plot kapacitet
Nga xerro me numrimin deri në mbarim
Vuajtjet si fluskat fillojnë edhe shkrihen
Dhe me vetminë e thejnë qafen në pakthim!