Komunizmi shqiptaro-jugosllav

Kultura

Komunizmi shqiptaro-jugosllav

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 08:39
Autori Adem Bytyçi

E ka dëmtuar kombin shqiptar

më shumë se të gjitha luftërat bashkë,

ka pushkatuar intelektualë, shkrimtarë

dhe patriotët më të shquar shqiptarë.

Partia e PSH-së, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore,

për hir të “bashkim-vëllazërimit” me jugosllavët,

ka ekzekutuar me qindra e mijëra kosovarë,

madje edhe 5 000 kosovarë të masakruar në Tivar,

të cilët, rrugës për atje, kanë kaluar

nëpër territorin shqiptar, të lodhur, pa bukë e pa ujë.

Ata që e kanë lëshuar rreshtin për t’i shpëtuar kësaj kasaphane,

i ka pushkatuar policia e shtetit shqiptar.

Kulmin e barbarisë

kundër shqiptarëve të Kosovës

komunizmi shqiptaro-jugosllav

në Luftën e Dytë Botërore

e ka arritur me dërgimin e njësive partizane

nga Shqipëria në Kosovë,

për të vrarë nacionalistë kosovarë,

të cilët, sipas udhëheqjes jugosllave,

e kanë cenuar simbiozën

e komunizmit shqiptaro-jugosllav,

ndërsa në të vërtetë qëllimi i komunizmit jugosllav

ka qenë shfarosja e shqiptarëve në Kosovë,

për të sjellë nga viset e tjera të Jugosllavisë

në tokat e shqiptarëve në Kosovë

sa më shumë serbë e malazezë.

Krimet makabre të regjimit komunist-stalinist

të diktatorit Hoxha në Shqipëri,

kundër popullatës shqiptare,

kanë arritur përmasat e një gjenocidi të heshtur,

me të cilin historia nuk është marrë as pak,

as edhe sot pas kaq vitesh.

Janë ende të pranishme reliktet e këtij gjenocidi në Shqipëri,

si në Spaç, Burrel dhe shumë vende të tjera:

godinat famëkeqe – kampet e përqendrimit,

në të cilat ka vuajtur popullata shqiptare

pasojat e diktaturës komuniste.

Kur kujtohen ato mizori,

dridhet trupi dhe tronditet shpirti,

shkaktohen trauma dhe na kaplon trishtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat