Dashuria, me rastin e Shën Valentinit

Kultura

Dashuria, me rastin e Shën Valentinit

Nga: Adem Bytyqi Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 19:43
Adem Bytyqi

Dashuria nuk është përrallë,
por realitet,
këtë e dinë vetëm ata
që e kanë përjetuar
drejtëpërdrejtë në mes vedi.

Dashuria nuk është imagjinatë
as lule e fshehur nën gurë;
është shkreptima e zjarrtë
që i bashkon dy veta,
për t’u bërë të lumtur në jetë.

Dashuria është diçka universale,
që përshkon të gjithë njerëzit e botës,
pa dallim ngjyre as raca;
i bashkon vetëm ata që e dashurojnë
me zemër e shpirt njëri-tjetrin,
pavarësisht largësisë, besimit
apo kombit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat