Shumë momente çëllojnë
Që dëshiron të realizohen,
Ato, ndoshta ty të lakmohen
Por diçka mëshihet përbrenda
Gjepura të frikshme nën mënga.
PRITJA
Duhet të presësh
E të presësh gjatë
Për një sakrificë,
Por, a jemi t’gatshëm
Çka do vjen në grep
Apo edhe pësimëve
T’u japim përgjigje.
Pritja shpeshherë
Duket si portë e vockël
Si gushë që dridhët
Sa herë që kapërdinë
Të pa priturat e saj.
TUBA E LULEVE
Tuba e luleve
Një thjeshtësi
Urimi apo pikëllimi
E llojit të vet,
Ku bashkohet aroma
Me ndjenjat e momentit
Dhe shijën e luleve
Pa e dalluar gjyrën
E shpirtit të vet.
SHIKIMI
Shikon përditë
Herë bardh
Eherë zi,
Shikon edhe kolor
Por më shumë
Shikon bardh e zi.
Shpeshherë shikimi
Të bëhët monoton,
Prej ngjyrave të lloj-llojshme
Me kombinimin e tyre
E nxjerr portretin e vertetë.
DROJA
Gjithçka e turbull
Para vetës bishë,
Nuk e shikon mirë
Kohën me diell.
Kurthë apo pritë
Nuk shkel pa dro,
Lindin dyshimet
Nëpër rrugët e saj.
Dhembje të moçme
Derdhin mallkimet,
E harron udhën
Në hap me vrap
E thenë këmbën
Kurgjë nuk kap.