Hajnia!

Kultura

Hajnia!

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 21:02
Adem Bytyqi

Pse nuk thonë 

se ky është delli hajnisë?

pas luftës ka vjedh aq shumë,

sa që përveq me qindra hektarë tokë

ka Villa brenda dhe jasht atedheut.

 

Pse nuk ia tregojnë popullit t'vërtetën?

Nuk i thonë se ne jemi ata që kemi vjedh,

jo vetëm kaq ,

por tokë t'Kosovës ju kemi falur edhe popujve tjerë.

 

Këta që e kanë vjedhur popullin e Kosovës,

nuk kanë si ta tregojnë të vërtetën,

përveq tjerash edhe nga frika,

se më kurrë nuk mund t'vijnë në pushtet,

për t'i mbrojtur gjithë ato pasuri 

që i kanë vjedhur.

 

Megjithatë , populli e dinë mirë ,

se kush janë ata që e kanë vjedhur,

të gjitha pasurit e vjedhura ,

nuk do t'jet edhe aq largë dita ,

kur ka për t'iau marrë ,

duke i lënë edhe të turpruar

edhe me gishta në gojë ,

sepse pasuria e popullit

e hajnave nuk bëhet kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat