Me mijëra e miliona vjet
lind e rritet ky lis,
lëshon degë
dhe i bën hije
një populli të fisëm.
Nuk ka furtunë
që nuk e ka përballuar ky lis,
edhe sot lëshon
rrënjë dhe degë,
duke i bërë hije
popullit më të vjetër në planet.
Se cili është ky popull
nuk ka nevojë t’ia themi emrin,
sepse të gjithë e dinë,
nga historia për pellazgët,
ilirët, dardanët
dhe në fund historia
e heroit legjendar
Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Ky është populli shqiptar,
që ka arritur të mbijetojë
nga gjenocidi i Perandorisë Osmane
dhe i shtetit serb.