Kur heshtja zgjohet me këngë

Kultura

Kur heshtja zgjohet me këngë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 29 mars 2026 Në ora: 15:17
Milazim Zeqiraj

Në mendje,

kujtimi si zjarri i fikur

pushon.

Në qetësinë e pyllit,

kur vë veshin për të dëgjuar,

nga lart vjen një këngë e lehtë si frymë.

Kur ngre sytë lart,

në degën e lisit,

zogu larush lirshëm cicëron,

me këngë qetësinë e zgjon.

Ai deri në mbrëmje,

këngën s’e mbaron.

Kur lodhet,

në degë të lisit pushon,

Arionin e vogël në gjumë s’e shqetëson.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat