Dëgjoni, të rriturit po flasin!

Kultura

Dëgjoni, të rriturit po flasin!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 prill 2026 Në ora: 17:47
Hamdi Rafuna

Librat; «Vullneti për Paqe» / «Fati i Perëndimit»

Kai Eide / Sverre Diesen

Ola Hegdal, kritikues i letërsisë

Publikuar më 22 Prill në 12:45

Përktheu, H.R

 

-Ekspertët flasin dhe paraqesin analizat e tyre mbi situatën dhe vështërsitë e politikës së sotme.

Besoj se ia vlen të ndëgjohen ose të lexohen, (diplomati dhe gjenerali) për atë që kanë për të thënë;

Sikurse në trupin diplomatik ashtu edhe në udhëheqjen ushtarake, domosdoshmërisht ka kufizime të caktuara në atë që dikush mund të thotë dhe të shkruajë gjatë karrierës profesionale, prandaj edhe fuket e lehtë të imagjinohet, sepse sekreti është rregulli kryesor.

Është edhe më e kënaqshme për Kai Eide dhe Sverre Diesen të jenë në gjendje të ndajnë vlerësimet e tyre për gjendjen dhe vështirësitë gjeopolitike në të cilat ndodhemi, si arritëm deri këtu, dhe rrugët e mundshme për të ecë përpara!

Padyshim mund të themi se ekziston një lidhje midis diplomacisë dhe ushtrisë, përderisa diplomati si një gjeneral i mirë, do të preferonte të shmangte luftën.

-Në të njëjtën kohë, kur rreziku nga armët dhe skenarin më të keq ato e marrin kontrollin, vjen në shprehje pjesa themelore e negociatave diplomatike.

"Fol butë dhe mbaj një shkop të madh", thotë një citat nga Teddy Roosevelt.

Në këtë rast, diplomati Kai Eide është përgjegjës për bisedën e butë, ndërsa Gjenerali Sverre Diesen qëndron në front duke mbajtur shkopin e madh.

Të dy librat plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të shkëlqyer.

Eide ndjek një qasje historike, përderisa gjurmon linjat që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1970 dhe tregon për përvojat e tij nga bisedimet e detantës në KSBE (tani OSBE) dhe më vonë në punën e tij për NATO-n dhe OKB-në.

Kjo i jep librit të tij një prekje më personale dhe bëhet një lloj skice për një autobiografi profesionale, ndërsa ofron gjithashtu një pasqyrë të thellë të konflikteve të vjetra gjeopolitike dhe atyre konfuze të sotme.

S. Diesen gjithashtu tërheq disa vija më të shpejta historike në librin e tij, por nuk është aq personal, ai shkon më thellë dhe më tej. Për shembull, ai shpjegon pjesë të psikikës ruse duke iu referuar trashëgimisë së Bizantit dhe kohës nën sundimin mongol.

Ai gjithashtu citon "Dialogun Melian", shembullin klasik të së drejtës së fuqive të mëdha për të sunduar mbi fqinjët e tyre, siç shfaqet në historinë e Tukididit për Luftën e Peloponezit.

-Një citat që është bërë një temë e përsëritur në vitet e fundit, dhe që mund të ia vlejë ta riprodhojmë në tërësi:

"Siç e dini shumë mirë, dhe siç është kjo botë tani, 'e drejta' është vetëm një çështje midis shteteve të barabarta, ku i forti bën atë që mundet dhe i dobëti vuan atë që duhet."

("Lufta e Peloponezit" nga Tukididi

ose në versionin e shkurtër popullor: “është fuqia, ajo që sundon”)

Empatia strategjike!

-Si për diplomatin ashtu edhe për gjeneralin, është e nevojshme të imagjinohet vetja në këpucët e kundërshtarit.

Kjo nuk kuptohet si empati e mirë e llojit të mëshirës, ​​kur ti ndihesh si tjetri! Kjo është si në një lojë taktike, kur përpiqesh të hamendësosh se çfarë dëshiron tjetri, dhe pastaj i bën lëvizjet e tua për ta drejtuar vetëveten për aty ku dëshiron, por nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një lojë e llojit, kur ti përpiqesh ta mposhtësh kundërshtarin.

Qëllimi i lojës mund të jetë po aq lehtë, sa që mund të jesh në gjendje të vazhdojsh lojën duke bërë lëvizje nga të cilat mund të përfitojsh ti, por edhe "lojtarët" e tjerë, pra kombet.

-A do të arrijnë vendet evropiane të bashkohen politikisht dhe ushtarakisht në një mënyrë të tillë e cila i jep Evropës një rol të pavarur, gjeopolitik në botë?

-Apo thjesht do të bëhemi pjesë e tabelës në të cilën luajnë lojtarët e tjerë?

"Koha e Fatit të Perëndimit" nga Sverre Diesen

Kështu dukej bota dikur, në atë që quhej rend botëror liberal, ose të paktën, ky ishte ideali i deklaruar.

Tani fuqitë e mëdha me sa duket janë ngopur me këtë mënyrë loje!

Rusia, Kina madje edhe Shtetet e Bashkuara duket se e shohin lojën ndërkombëtare si një lojë me shumë zero, domethënë, çdo përparim për ty duhet domosdoshmërisht të vijë në kurrizin tim!

Nëse duam të bëjmë zgjedhjet e duhura ushtarake, ne duhet ta kuptojmë sulmin e dështuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Duhet ta kuptojmë se si lufta me dronë të teknologjisë së lartë e ka ndryshua strategjinë dhe kapacitetin rus, prandaj edhe ne duhet të përgatitemi për këto ndryshime, argumenton Sverre Diesen.

Arroganca e Perëndimit!

-Siç u përmend, parimi i vendosjes së vetes në vendin e kundërshtarit vlen edhe në diplomaci!

Këtu, Kai Eide ka një qasje ndaj autokritikës perëndimore: Ne nuk ishim në gjendje të kuptonim, se si dukej bota nga perspektiva e Rusisë.

Eide, sigurisht beson se sulmi ndaj Ukrainës është faji i Rusisë dhe Putinit, ky është gjykimi i gabuar i tyre, është përgjegjësia e tyre.

Megjithatë, ai pranon se edhe Perëndimi ka bërë gabime, sepse u joshëm nga suksesi ynë dhe kjo përfundoi me arrogancë, pra dihet se arroganca është një nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse.

Rusia ndihej e kërcënuar dhe e poshtëruar nga zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, gjegjësisht zonës së perandorisë së vjetër sovjetike. Për rusët, Ukraina ishte një lloj vije e kuqe e cila nuk mund të kalohej, shkruan diplomati!

Në këtë drejtim, nuk kishte mungesë paralajmërimesh nga fuqia e madhe e dobësuar në lindje.

Pra, cili është ilaçi për situatën kaotike botërore të sotme?

Eide shkruan shkurt, dhe mirë, për këtë. Ai thotë; duhet të kthehemi te dialogu, te negociatat dhe respekti për të drejtën ndërkombëtare, rendi botëror liberal, Marrëveshjet e Helsinkit dhe OSBE-ja.

Se si do të funksionojë kjo është më e paqartë për sa kohë që asnjë nga fuqitë kryesore nuk duket se kanë një interes të drejtpërdrejtë në rivendosjen e këtij rendi botëror të bazuar në rregulla, të cilat u sjellin dobi edhe vendeve më të vogla.

Prandaj, Eide argumenton se nuk duhet të heqim dorë nga SHBA-të. Bashkëpunimi i mirë përtej Atlantikut duhet të rivendoset gjithësesi!

Këtu, unë nuk e kuptoj S.Diesen, i cili nuk është dakord në mënyrë të drejtpërdrejt.

Megjithatë, gjenerali është i qartë:

-Ne duhet të përgatitemi për faktin se SHBA-të e Donald Trump, nuk do të jenë më pjesë e NATO-s, ose të paktën do të luajnë një rol shumë më të vogël.

Prandaj, Diesen rekomandon fillimin e punës përgatitore për një NATO pa SHBA-në, një organizatë që ai e quan "EATA: Aleanca Evropiane-Atlantike e Mbrojtjes", e cila përfshinë edhe Kanadanë.

Jemi larg lojës së madhe gjeopolitike të shahut!

-Së bashku, librat e Sverre Diesen dhe Kai Eide ofrojnë një pikëpamje gjithë përfshirëse dhe të mprehtë për situatën aktuale politike.

Eide është i mirë në historinë e shkurtër të rrjedhës politike dhe diplomatike të ngjarjeve që na kanë çuar deri këtu. Ndërsa Diesen është i fortë në linja të gjata, si dhe në vlerësimet ushtarake-strategjike të asaj që duhet të bëjmë.

Nëse nuk jeni të shqetësuar nga situata e gjendjes botërore, të paktën mund të bëjmë gjumë pak më të mirë, duke marrë parasysh nivelin e njohurive dhe reflektimit në grupin e atyre njerëzve që mund të ndikojnë në lëvizjet e mëtejshme edhe në lojën e madhe gjeopolitike të shahut.Këtu mund të hyn edhe Norvegjia!

Ia vlen të shpresojmë se lojtarët e kësaj bote edhe mund të kalojnë në një lloj loje tjetër, por qëllimi nuk është të shtypin kundërshtarin, por të jemi në gjendje të vazhdojnë të luajnë përgjithmonë.

Thjesht, është për keqardhje me thënë se rusët kanë tradita më të gjata dhe të forta në lojën e shahut!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat