Shën Gjergji “elektoral”

Kultura

Shën Gjergji “elektoral”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 6 maj 2026 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Do ta mbajmë mend
Shën Gjergjin sivjet,
me zgjedhje të reja
e luftë për pushtet.

Janë ndarë partitë
në pozitë - opozitë,
njëra nga dy blloqet

s’do t’i vjel qershitë.

Mirëpo, në këtë maj
kemi dhe Shën Gjergj,
festën më të dashur
për të rinj e pleq.

Ndaj partitë në pozitë,
për të mbet në pushtet,
duhet që të shkojnë

në Tyrbe për kësmet.

Të dalin në fushatë,
të ngjiten në megje,
të lagen me hithra,
të lahen me shelgje.

Ngase qeverisjen
e kanë bërë zanat,
për punë të tjera
nuk janë të aftë.

Me barkun kosh,
e gjuhën sharrë,
kanë veç një prirje:
për të qenë zyrtarë.

U pëlqen fort jeta
të hanë me dy lugë,
edhe pse populli
i ka punët “llugë”.

Mos u merakosni,
votën ta sfidoni,
sa për “mandatarët”
na rroftë pensioni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat