Mos ta harrojmë Migjenin!

Kultura

Mos ta harrojmë Migjenin!

Nga: Adem Bytyqi Më: 6 maj 2026 Në ora: 17:00
Adem Bytyqi

Poet i prozës dhe poezisë,
i dijes dhe i vuajtjes,
meriton nderim dhe respekt.

Dallohet nga shkrimtarët e tjerë,
sepse e mbolli
dhe e përhapi dijen edhe në terr.

Mbetet unik
në krijimtarinë e tij në letërsi,
si shkrimtar,
vuajtjet dhe mjerimin
i ndau së bashku me ata me të cilët jetoi.

I indinjuar për një vdekje të dyshimtë,
me rastin e pjesëmarrjes në varrim,
tha:
“Katundar të dashur, këtu të vrasin natën dhe të qajnë ditën, dhe të varfërit i shquan etja për ta përvetësuar arsimin dhe dijen.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat