Si dje, si sot,
partitë politike
u afrohen qytetarëve
me rrena në thes.
Vetëm në Kosovë ndodh
që tri herë radhazi
të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme,
duke e varfëruar dhe maltretuar
një popull
i cili ka vuajtur aq shumë.
Po ta kuptonin qytetarët
se kjo është një politikë
e territ,
këto zgjedhje të jashtëzakonshme
do t’i bojkotonin,
për t’u dhënë mësim partive politike,
se populli është ai që vendos
për fatin e Kosovës,
jo dallaverexhinjtë
e partive politike.