Janë shqiptarët për ty Shqipëri!

Kultura

Janë shqiptarët për ty Shqipëri!

Nga: Nikolin Sh. Lëmezhi Më: 13 qershor 2026 Në ora: 23:36
Nikolin Sh. Lëmezhi

Shqipëri, o Nënë e shenjtë,

n'historinë tënde të rrallë.

Do të jem unë bir i denjë,

do të jem një gur i gjallë.

 

 

Ti je Nënë gjithmonë me nder,

ti je toka e larë me gjak.

E pamposhtur je përherë,

je shqiponja mbi bajrak!

 

 

Ndaj gjithmonë plot dashuri

do të këndoj në tokën mbar’:

Nëna ime, je ti, Shqipëri,

emri yt më bën krenar.

 

 

S'do të pres nga askush tjetër,

të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.

Tokë hyjnore, kaq e vjetër,

po ta jap sot ty këtë besë.

 

 

Sa t'jen' dielli edhe hëna,

sa të jetojë kjo njerëzi,

sa t'ketë bij lindur nga nëna,

janë shqiptarët për ty Shqipëri!

 

 

Nikolin Sh. Lëmezhi

Shkodër, më 28. 02. 2023

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat