​Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Diptikun e Puccinit

Kultura

​Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Diptikun e Puccinit

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 21:51
​Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Diptikun e Puccinit

Filloi shfaqja e “Diptikut” të Giacomo Puccinit, organizuar nga Opera e Kosovës në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë në skenë një nga krijimet më të veçanta të repertorit operistik botëror.

“Diptiku” përbëhet nga dy opera në një akt, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, me librete të Giovacchino Forzano.

Publiku po ndjek dy operat në një mbrëmje të vetme, të interpretuara nga artistë vendorë dhe italianë.

Produksioni i Operës së Kosovës është realizuar nën regjinë e Luca Ramacciotti, me drejtim muzikor skenik nga Elisa Montipo dhe koordinim artistik nga Franco Moretti.

Salla e AMC Hall është mbushur me artdashës të operës, të cilët kanë shfaqur interesim të madh për premierën e “Diptikut” të Puccinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat