Kol Idromeno, sinonimi i pikurës shqiptare

Kultura

Kol Idromeno, sinonimi i pikurës shqiptare

Nga: Besa Dodaj Më: 10 korrik 2010 Në ora: 15:31

Kol Idromeno, babai i kryeveprës shqiptare “Motra Tone”, lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër dhe konsiderohet si një prej piktorëve ma të mëdhenj te Shkollës Shkodrane te Arteve Pamore. Pasioni i tij për artin e pikturës dhe vizatimit, ka rrënjët po në qytetin ku u lind dhe kaloi pjesën tjetër të jetës, Shkodër. Ai mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pjetër Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë dhe Kolë Idromeno si 15-vjeçar në vitin 1875, filloi studimet për pikturë në Venecie të Italisë ku njihet nga afër me veprat e rilindësve si Civeli, Montegnas, Gentili, etj. Në Itali ndoqi mësimet për pikturë dhe vizatim për dy vite me radhë dhe pas kthimit në vendlindje, ai përveç pikturës që e ushtronte me pasion, filloi të gjente dëshirën edhe tek fotografia, që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit.

Në 1878 i bashkohet lëvizjes patriotike të Lidhjes së Prizrenit dhe kur flasim për Idromenon nuk flitet vetëm në rrafshin e një artisti, por edhe një patrioti të madh, që aspironte pavarësinë e Shqipërisë. Disa vite më vonë, Idromeno bashkë me të atin hapën një atelie fotografish, ku artisti filloi të punonte më me përkushtim dhe të shfaqi pasionin e madh në proceset e fotografisë. Gjatë punës si fotograf, ai bën lidhje miqësore me shumë njerëz të të gjitha shtresave, duke u bërë kësisoj njeri i njohur në qytet. Ndërkohë studioja e ngritur në vitin 1884, u quajt me një emrin "Dritëshkronja e Kolës", emër që më vonë u huazua edhe nga Marubi, që emërtoi atelienë e tij "Dritëshkrojetoria Marubi".

“Motra tone”, kryevepra e Idromenos

Piktori i shquar tashmë ishte i njohur edhe në fushën fotografisë, të cilat duke qenë pjesë e arteve pamore, ndihmonin në një mënyra apo tjetër njëra-tjetrën.

Kështu për të pikturuar pikturën e njohur “Motra Tone”, Idromeno përdori dhe fotoportretin, që i kish bërë ai të motrës, ndërsa piktura e mësonte të bënte fotografi artistike sa më njësore dhe piktoreske. E kishte që i vogël pasion pikturën tek ndihmonte të atin gjatë punës. Këtë vepër ai e realizoi në vitin 1883, e cila njihet edhe si “Mona Liza” shqiptare dhe është vlerësuar si portreti i parë psikologjik e social i pikturës realiste shqiptare i Rilindjes tonë. Motra e tij e veshur me veshjen tradicionale shkodrane është ngulitur në atë vepër arti, me gjithë delikatesën, bukurinë dhe dëlirësinë shpirtërore të një femre shqiptare. Vepra tjera që Idromeno la në testamentin e tij artistik janë “Dasma shkodrane”, "Pusíja", "12 luftëtarët e Pragës në lundër", "Bardhejt" e "Lugu i kaçakeve", "Zezaku i Beldijes", "Autoportreti", "Portret i një fshatari", "Bariu", "Ftyrë fshatari" etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat