Shqiptarët ta dinë!
Shqiptarët ta dinë përfundimisht,
se pas copëtimit të tokave të tyre padrejtësisht,
një ditë këto toka do të ribashkohen përsëri.
Mënyra se si dhe kur
do të bashkohen shqiptarët,
dihet: “Atëherë kur Qabja e shqiptarëve të bëhej në Lezhë, aty ku është varri i të madhit
Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.
Shqiptarët në Lezhë,
lutjet nuk do t’i ushtrojnë në asnjë gjuhë tjetër,
përveçse shqip, duke e ngritur profetin e tyre,
Gjergj Kastriotin Skënderbeun,
në shkallën më të lartë të lavdisë.