Po digjem njësoj si zjarri,
por nuk dua të shuhem,
dua të kujdesem edhe më shumë,
të mbrohem, të ruhem…
Përderisa mundohem të mbulohem,
zjarri brenda meje prapë po ndizet,
po piqem ngadalë e pa pushim,
dhe ndiej se flakët po më afrohen.
Ndërsa të tjerët më fajësojnë
për erën e keqe që lëshon hiri…
Nga largësia e thellë diçka më ngacmon,
një kundërmim i rëndë që më përcëllon,
më depërton thellë e ma plagos zemrën,
e sa vjen e shtohet, grumbullohet,
duke u bërë barrë bashkë me shpirtin tim…!