Konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Kultura

Konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 07:11
Rexhep Qosja

Sot do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja – figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, që do të organizohet nga Instituti Albanologjik – Prishtinë, në shenjë të 90-vjetorit të lindjes së akademikut tonë të madh, doajenit të mendimit tonë kulturor e akademik, si dhe të paepurit të veprimit shoqëror dhe intelektual, Rexhep Qosjes.

Kjo konferencë dyditore (25 dhe 26 nëntor 2026) do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik dhe për veprën kulmore të profesor Qosjes do të flasin studiues e emra të njohur të kulturës dhe mendimit shqip.

Seanca hapëse do të fillojë me një fjalë mirëseardhjeje të Fadil Grajçevcit, u.d. drejtor i Institutit Albanologjik – Prishtinë, ndërsa me fjalë përshëndetëse do të kenë edhe krerë të rëndësishëm të institucioneve shtetërore dhe akademike shqiptare.

Pas fjalëve hapëse dhe përshëndetëse, do të bëhet një vizitë e organizuar në zyrën ku ka punuar profesor Rexhep Qosja në Institutin Albanologjik, e cila, me propozim të u.d. drejtorit të tanishëm të IAP-it, Fadil Grajçevci, dhe me vendim të Këshillit Drejtues të IAP-it, është shpallur zyrë muze.

Për vlerat e krijimtarisë dhe veprimtarisë së Rexhep Qosjes do të flasin albanologë të njohur, profesorë të spikatur, njohës të veprimit intelektual të profesorit dhe studiues të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat