Vidhen dy shtetas të Indisë në rrugën për në Kumanovë - Bota Sot
Vidhen dy shtetas të Indisë në rrugën për në Kumanovë

Kumanova

Vidhen dy shtetas të Indisë në rrugën për në Kumanovë

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 20:20
Ilustrim

Dy shtetas të Indisë kanë denoncuar në polici se dje janë vjedhur në autostradën për në Kumanovë.

Sipas të dhënave të MPB, dy shtetasit janë të moshës madhore 26 dhe 25 vjeçare ndërsa me kërcënim atyre u janë marrë para dhe telefonat celularë.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat