Rriten masat restriktive për lëvizjen e qytetarëve në Kumanovë

Kumanova

Rriten masat restriktive për lëvizjen e qytetarëve në Kumanovë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 20:26
Foto

Nuk ka karantinë për Kumanovën, por rriten kufizimet në lëvizjes së banorëve.

Për këtë qytet, pajisje mbrojtëse të detyrueshme në çdo kohë për qytetarët kur largohen nga shtëpia, por edhe të largohen vetëm nëse është e nevojshme, janë pjesë e masave të fundit të qeverisë për të ballafaquar me pasojat e coronavirusit.

Koordinatori qeveritar për menaxhimin e kufijve kombëtar Vladimir Pivovarov tha për “Kanal5” se pas shembullit të Kroacisë, ku masa të ngjashme janë futur prej kohësh, ata pritet të japin rezultate. Sidomos në kushtet kur, siç thotë ai, Kumanova është e pamundur të mbyllet hermetikisht.

Me konfirmimin e 9 rasteve të reja me Covid-19, numri i të infektuarve në Kumanovë shkon në 329, kështu ka numrin më i lartë për kokë banori, poashtu ka edhe numrin më të lartë të vdekjeve.

Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, i cili është infektuar me coronavirus, ka kërkuar një karantinë dy-javore për qytetin për një kohë të gjatë. Sot ai nuk deshi të komentojë kufizimet e reja.

Pivovarov thotë se masat nuk janë vonuar, ato janë bërë bazuar në mendimin e ekspertëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat