Përfshihen nga zjarri dy shtëpi familjare në Kumanovë

Kumanova

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi familjare në Kumanovë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në dy shtëpi familjare në lagjen “Cigllana” të Kumanovës, kanë bërë të ditur nga Njësiti territorial kundër zjarreve.

Zjarrfikësit kanë intervenuar dy orë në shuarjen e zjarrit.

“NjTKZ Kumanovë natën e kaluar te vendi ‘Cigllana’ regjistrojnë interevenim në dy shtëpi, ndërsa është intervënuar nga ora 02:02 deri ora 04:10 me dy automjete kundër zjarreve dhe gjashtë zjarrfikës”, kanë njoftuar nga Njësiti kundër zjarreve në Kumanovë.

Kompetentët do të vërtetojnë arsyet për shpërthimin e zjarrit si dhe dëmin material.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat