Vendimi për “Lagjen e trimave”, Artene Ademi komentoi pritjet e vendimit

Kumanova

Vendimi për “Lagjen e trimave”, Artene Ademi komentoi pritjet e vendimit

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Kumanovë

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së. Në lidhje me aktvendimin që duhet të sillet sot, avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë. “Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Portalb., forca të shumta e kanë rrethuar ndërtesën e gjykatës ndërsa helikopterë të shumtë qarkullojnë që nga mëngjesi mbi territorin e Shkupit. Para gjykatës janë mbledhur edhe familjarët e të gjykuarve në rastin e “Lagjes së trimave”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat