Kumanovë, 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e ambientit jetësor - Bota Sot
Kumanovë, 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e ambientit jetësor

Kumanova

E hënë, 22 tetor 2018

Kumanovë, 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e ambientit jetësor

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:11
Kumanovë

Komuna e Kumanovës nga buxheti i saj do të ndaj 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e ambientit jetësor. Programi që e miratuan këshilltarët në seancën e fundit të Këshillit, parasheh që 4.6 milionë denarë për ajrin, një milion denarë për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit dhe gjysëm milionë denarë për realizimin e projekteve.

Për uljen e ndotjes së ajrit në Kumanovë, nga buxheti i komunës janë ndarë një milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve, të cilët do të kyen në rrjetin e gazifikimit, ku parashihet që çdo familje të merr 150 euro.

Në kuadër të programit parashihet që të përgatitet edhe kadastra e mjedisit jetësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test