GIZ-i Gjerman sërish mbështet Komunën e Mitrovicës në realizimin e projektit në fushën e arsimit dhe aftësimit Profesional

Mitrovica

GIZ-i Gjerman sërish mbështet Komunën e Mitrovicës në realizimin e projektit në fushën e arsimit dhe aftësimit Profesional

Nga: F.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:33
Faruk Mujka, ka pritur të enjten udhëheqësen e ekipit të projektit “Youth Employment Skills “ nga organizata gjermane GIZ, Julia Becker

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur të enjten udhëheqësen e ekipit të projektit “Youth Employment Skills “ nga organizata gjermane GIZ, Julia Becker, e cila ishte e shoqëruar nga këshilltarja e  këtij projekti Kumrije Kelmendi .

Mysafiret fillimisht e njoftuan nënkryetarin Mujka, në lidhje me këtë projekt, duke thënë se  qëllimi i kësaj iniciative ka të bëjë me  masat aktive të tregut të punës dhe me aftësimin profesional   tek të rinjtë e Mitrovicës.

 Ajo shtoj se në kuadër të këtij projekti do të organizohet  panairi i punësimit me datën 12 prill, i cili pritet të mbahet ne Palestrën Sportive “Minatori’.

Me këtë rast kompanitë  fillimisht do të paraqesin kërkesat , respektivisht vendet e lira të punës për të rinjtë që i kanë aftësitë të cilat përshtaten për biznes e cekura , ku më pas personat adekuat  do të punësohen nëpër vendet e ndryshme të  atyre kompanive pjesëmarrëse.

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka,  fillimisht e  falënderoj përfaqësuesen e GIZ-it gjerman, Jualia Becker, për mbështetjen  në vazhdimësi që është duke dhënë  Qeveria Gjermane  për qytetin e Mitrovicës, duke shtuar më pas  se  i vjen shumë mirë që me realizmin e këtyre projekteve, Mitrovica do të ketë rini më të avancuar në aspektin profesional dhe papunësia do të zbutet .

Vlen të theksohet se ky projekt është mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (BMZ),me partnerët implementues nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , dhe se ky projekt ka hyrë në fuqi që nga viti 2017 dhe pritet të vazhdoj deri ne vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat