Përurohet trafostacioni i ri në Mitrovicë - Bota Sot
Përurohet trafostacioni i ri në Mitrovicë

Mitrovica

Përurohet trafostacioni i ri në Mitrovicë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:11
Ramush Haradinaj

Është përuruar sot trafostacioni i ri në lagjen Fidanishte të Mitrovicës, e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në kualitetin e energjisë elektrike për këtë qytet me rrethinë. Vlera e këtij trafostacioni me kapacitet prej 110/10/20 KV, që është investim i Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe KOSTT-it, kap shumën rreth 5.4 milion euro.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i lumtur që një vepër e tillë ekonomike, bashkon sot të gjithë pikërisht në qytetin e Mitrovicës.

Sipas tij, kjo vepër e cila i dedikohet qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë, do të stabilizojë gjendjen me furnizim të energjisë për 50 vitet e ardhshme. Ai ka bërë thirrje edhe për pagesën e faturave të energjisë, ujit dhe shërbimeve tjera edhe në pjesën veriore të vendit, duke thënë se vendosja e rregullit në treg, është në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Haradinaj: Trafostacioni i ri stabilizon furnizimin me energji për 50 vitet e ardhshme

“Jemi sot për një vepër ekonomike, i dedikohet energjisë, pra shërbimit me energji për konsumatorë, një vepër që ka munguar, por që rregullon dhe stabilizon gjendjen me furnizim në energji për 50 vite që do të vinë…Vendet që avansojnë me infrastrukturë të energjisë dhe me burimet e energjisë, janë vende stabile…Kosova i ka të gjitha parametrat me qenë vend stabil në energji, pra me pas prodhim të energjisë të qëndrueshëm. Prandaj Kosova e re, investimi në termocentralin e ri, është jetik për Kosovën… Ekzistojnë rregulla për të gjithë në krejt botën, jo vetëm për shqiptarët ose serbët, jo vetëm për amerikanin, gjermanin. Produktet që I merr, I paguan sepse shërbimet paguhen. Pra është në interesin e të gjithë neve që produktet dhe shërbimet që I merr konsumatori të paguhen. Pra është në interesin e të gjithëve që të vendoset rregull në treg, nà « këtë rast të paguhen faturat e energjisë elektrike në veri, të paguhet uji, bërlloku, janë detyra elementare të qytetarëve dhe shoqërive normale”, ka thënë Haradinaj.

Kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala, ka bërë të ditur se përurimi i këtij trafostacioni shënon një sukses madhor për KOSTT-in, rajonin e Mitrovicës, si dhe mbarë Republikën e Kosovës.

 Shala: Sukses madhor për KOSTT-in

“Ngjarja e sotme shënon edhe një zhvillim dhe sukses madhor për Kostt-in, rajonin e Mitrovicës dhe Republikën e Kosovës…Me lëshimin në punë në nënstacionit Ilirida, po përmbushim kriterin e sigurisë të rrjetit transmetues, që mundëson furnizim stabil të sistemit transmetues, si dhe po kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët e Mitrovicës. Jam I bindur se banorët e Mitrovicës do ta vërejnë këtë ndryshim pozitiv”, theksoi Shala.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke përmendur shifrat e rënies së krimit prej ardhjes së tij në pushtet, tha se Mitrovica është qyteti më stabil në Kosovë. Sipas tij, ky qytet krenohet sot me paqen e krijuar, dhe kjo ka bërë të mundur kthimin e investitorëve këtu.

Bahtiri: Mitrovica si qytet stabil ka bërë kthimin e investitorëve

“Sot Mitrovica krenohet me paqen të cilën e ka krijuar dhe jemi qyteti më stabil në krejt Kosovën. 55 për qind ka ra krimi dhe 72.7 për qind është zbuluar krimi. Kjo paqe dhe ky stabilizim i situatës, ka bërë të mundur që edhe investitorët të kthehen dhe të investojnë në Mitrovicë për arsye se tash Mitrovica është e sigurt për investitorët”, u shpreh Bahtiri.     

Trafostacioni i ri do të mundësojë furnizimin dhe instalimin e dy linjave kabllore nëntokësore 110 KV me gjatësi 2X175 kilometra, të kyçura në linjën ekzistuese drejtimi NS Palaj – NS Vallaq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...