Në Mitrovicën e Jugut asnjë rast me COVID-19 - Bota Sot
Në Mitrovicën e Jugut asnjë rast me COVID-19

Mitrovica

Në Mitrovicën e Jugut asnjë rast me COVID-19

Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:39
Në Mitrovicën e Jugut asnjë rast me COVID-19

Ndonëse situata me pandeminë ka përshirë pothuajse të gjitha vendet e Kosovës dhe të botës, qyteti i Mitrovicës mbetet i ndarë edhe sa i përket gjendjes rreth virusit COVID-19.

Derisa në veri të këtij qyteti janë konfirmuar 23 persona të infektuar dhe është shënuar një viktimë, në jug nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Erseka Barani, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjendja rreth pandemisë në komunën e Mitrovicës jugore është stabile dhe pa asnjë rast të infektuar deri tani.

Sipas saj, ekipet e institutit rajonal të shëndetësisë publike janë duke bërë monitorimin e të gjitha familjeve të cilat kanë qenë raste kontakti me të prekurit dhe ata janë konfirmuar negativ.

Ajo shtoi se stafi i rrjetit institucional shëndetësor në kuadër të QKMF-së është i furnizuar me të gjitha pajisjet e nevojshme për këtë situ atë, ndërsa falënderoi qytetarët për respektimin e rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

Barani theksoi se komuna e Mitrovicës i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë karantinimin, dhe janë në pritje të konfirmimit të këtij propozimi nga ana e institucioneve qendrore.

“Momentalisht nuk e kemi asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në komunën e Mitrovicës jugore. Ekipet e institutit rajonal të shëndetësisë publike dhe ekipet e QKMF-së janë duke bërë monitorimine të gjitha familjeve të cilat kanë qenë raste kontakti me të prekurit dhe ata kanë dalë negativ, kështu që momentalisht gjendjen e kemi stabile në komunën tonë…Sa i përket QKMF-së dhe rrjetit institucional shëndetësor në kuadër të QKMF-së, janë të gjithë të pajisur, i gjithë stafi dhe personeli shëndetësor, stafi admini strativ dhe mbështetës me pajisje, rroba speciale, maska, mburoja të fytyrës, doreza dhe të gjitha tjerat të nevojshme…Falë respektimit të rekomandimeve nga ana e qytetarëve ne e kemi këtë situatë, ku do të thotë se nuk e kemi asnjë të prekur momentalisht…Ne kemi bërë një propozim në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo ende nuk kemi ndonjë konfirmim nga ana e tyre, kështu që po presim një konfirmim të institucioneve qendrore për hyrjen në karantinë të Mitrovicës jugore”, ka thënë Barani.

Ajo potencoi nevojën për qëndrim të qytetarëve në shtëpi, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë dhe së bashku, do të tejkalohet edhe kjo sfidë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat