Mitrovicë, të hënën rifillon procesi i mësimit për nxënësit e klasave të 9-ta dhe do rihapet çerdhja publike - Bota Sot
Mitrovicë, të hënën rifillon procesi i mësimit për nxënësit e klasave të 9-ta dhe do rihapet çerdhja publike

Mitrovica

Mitrovicë, të hënën rifillon procesi i mësimit për nxënësit e klasave të 9-ta dhe do rihapet çerdhja publike

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, bën të ditur se institucionet edukative-arsimore për nxënësit e klasave të 9-ta dhe për çerdhen publike i kanë bërë përgatitjet përfundimtare për rifillimin e procesit mësimore në objektet shkollore.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Egzon Jashari, njofton se shkollat janë të gatshme për pritjen e nxënësve të klasëve të 9-ta, në rikthimin e tyre dy javor me qëllim të realizimit të përgatitjeve përfundimtare për mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili pritet të mbahet me datë 23 qershor.

“Shkollat kanë bërë përgatitjet përfundimtare sipas udhëzimeve të pranuara nga MASHTI dhe IKSHP, nxënësve të klasëve të 9-ta ju urojmë rikthimin e mbarë të tyre në bankat shkollore dhe shumë suksese në testin e arritshmërisë” potencon drejtori Jashari.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme është bërë edhe Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi (DDD) i institucionit para fillor, çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, me ç’ rast nga kjo e hënë do filloj rihapja graduale në përputhje me udhëzimet dhe protokollet zyrtare.

“Duke e vlerësuar ndjeshmërinë karshi moshës së tyre, sigurisht që e kemi pasur me prioritet përgatitjet për çerdhen publike. Gjatë kësaj jave së bashku me drejtoreshën dhe edukatoret kemi analizuar dhe hartuar planin mbi organizimin dhe funksionimin e procesit edukativ për dy grupmoshat 0-3 dhe 3-6. Në përputhje me rekomandimet e pranuara përveç stafit ekzistues të edukatoreve do jenë të angazhuar edhe stafi mjekësor ndihmës nga QKMF”, tha ndër të tjerash drejtori Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat