Akuza e Rrahmanit: Agim frikacaku, e gjuan gurin e fsheh dorën

Mitrovica

Akuza e Rrahmanit: Agim frikacaku, e gjuan gurin e fsheh dorën

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:25
Agim Bahtiri

Remzi Rrahmani, tha se nuk e di a e kanë vërejtur qytetarët që pas çdo konkursi publik për rekrutimin e mësimdhënësve apo të puntorëve teknik, kryetari i Komunës ka shkarkuar hiç më pak se 6 drejtorë komunal të Drejtorisë së Arsimit. 

Ai tha se 6 drejtorë për 7 vite qeverisje.

Sipas tij kjo tregon nepotizmin e skajshëm në konkurse dhe keqmenagjimin e tmerrshëm të arsimit. Ky ka shkatërruar çdo digaster të Komunës e me theks të veçantë atë të arsimit.

"Edhe pse jam pjesë e opozitës dhe detyra ime është të e kritikoj pushtetin, dua të them që Egzonin e kam parë që është përpjekur të i ndihmojë arsimit, por siç po shihet është salqiqja e radhës e Agim Bahtirit", tha Remzi Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat