Policia mirënjohëse ndaj gjestit të dy nxënësve

Mitrovica

Policia mirënjohëse ndaj gjestit të dy nxënësve

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, është mirënjohëse ndaj dy nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm që e kanë bërë sot. Një kuletë e humbur me dokumentacion dhe me një shumë të hollave është gjetur afër shkollës profesionale në Skenderaj nga dy nxënës të cilët atë e dorëzuan në Polici.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast  i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.

‘Ky gjest i mirë, është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë- nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave”, bëhet e ditur në komunikatën e dërgar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat