Lipjani pjesë e festivalit Multikulturor

Mitrovica

Lipjani pjesë e festivalit Multikulturor

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ambientet e bibliotekës së qytetit në Lipjan është mbajtur Festivali Multikulturorë, një ngjarje që promovon identitetin, kulturën dhe vlerat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë si dhe promovon ofrimin e mundësive të barabarta.

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka thënë se përmes këtij festivali do përçojmë mesazhin që të luftojmë paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar kulturën, muzikën dhe artin.

Në kuadër të këtij festivali brenda hapësirave të bibliotekës është punuar murali me moton “Murali i ndryshimit, ti tejkalojmë paragjykimet tona".

Koncepti i këtij murali është diskriminimi ndaj komuniteteve pakicë, e veçanërisht ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat