Dhurohen 40 pako ushqimore dhe 2000 kg miell për familjet në nevojë në Mitrovicë

Mitrovica

Dhurohen 40 pako ushqimore dhe 2000 kg miell për familjet në nevojë në Mitrovicë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani, gjatë ditës së djeshme ka pranuar një donacion nga reperi Zuna, me iniciativë të menaxherit të disa këngëtarëve të famshëm, Abidin Guzelgul, dhe me përkrahjen e Enver Neziraj dhe Albert Totaj.

Ata kanë sjellë 40 pako ushqimore dhe 2000 kg miell për familjet në nevojë sociale në Mitrovicë.

Me këtë rast, drejtoresha Valmire Sylejmani falënderoi përzemërsisht Fondacionin në fjalë dhe personat e lartëpërmendur për iniciativën e ndërmarrë për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Ky donacion është i mirëseardhur për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie dhe në prag të festave të fundvitit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat