Normalizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

Normalizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Mitrovicës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

KRU Mitrovica ka njoftuar se është normalizuar gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në tërë rajonin e Mitrovicës, pas problemeve që pati ditëve të fundit me vërshime.

“Gjendja e furnizimit me ujë të pijes është normalizuar tërësisht në regjionin e Mitrovicës.

Të dy fabrikat për trajtimin e ujit: Shipoli dhe Balinci janë duke punuar me kapacitete të plota dhe cilësua e ujit të pijes është e nivelit të lartë dhe i plotëson gjitha parametrat për ujë të pijes.

Përjashtim bëjnë rastet ku ka defekte apo pëlcitje të gypave dhe jemi duke punuar në sanimin e tyre. Këto raste janë selektive dhe gjatë ditës pritet të sanohen”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovicës në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat