QKMF-ja hap ordinancë të veçantë për ofrimin e shërbimeve stomatologjike vetëm për fëmijë

Mitrovica

QKMF-ja hap ordinancë të veçantë për ofrimin e shërbimeve stomatologjike vetëm për fëmijë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:46
QKMF-ja hap ordinancë të veçantë për ofrimin e shërbimeve stomatologjike vetëm për fëmijë

Sektori i Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” gjithmonë ka dhënë shërbime cilësore për fëmijët e Mitrovicës. Por që nga fillimi i muajit shkurt ky sektor ka hapur ordinancën e veçantë, ku është furnizuar me një karrige të re stomatologjike për ofrimin e shërbimeve të duhura vetëm për fëmijët.

Ekipet e QKMF-së po vazhdojnë të kryejnë vizita sistematike të shëndetit oral në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Dhe në teren do të caktohen termine për realizimin e vizitave në ordinancën e veçantë stomatologjike.

Vlen të theksohet se në kuadër të kësaj ordinance janë të angazhuar dy specialistë pedodont, të cilët do të bëjnë trajtimin e pacientëve tanë të vegjël, dhe të japin këshilla për rëndësinë dhe përkujdesjen ndaj shëndetit oral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat