Komuna e Mitrovicës shpenzon 21 milionë, inkason vetëm 1.7 milion euro

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës shpenzon 21 milionë, inkason vetëm 1.7 milion euro

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:26
Komuna e Mitrovicës

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht në këtë mbledhje drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka shpalosur para ekzekutivit Raportin Financiar Janar- Dhjetor 2020, i cili tha se sa i përket inaksimit të të hyrave vetanake, Komuna e Mitrovicës ka realizuar 1,766,659.48 euro (pa përfshirë këtu të hyrat nga gjobat dhe dënimet në trafik) ose 70.67% të planifikimit, për shkak të përballjes me pandeminë CoVid-19.

Ndërkaq lidhur me shpenzimin e buxhetit për vitin 2020, drejtori Gashi potencoi se Komuna e Mitrovicës ka arritur të shpenzoj 90.64% të buxhetit apo vlerën prej 21,203,737.99 euro, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur komuna vazhdimisht në menaxhimin e situatës pandemike.

Gjithashtu drejtori Gashi ka përmendur edhe propozimin për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2020 në vitin 2021, pikë kjo e cila do të dërgohet për diskutim në Komitetin për Politikë dhe Financa, e pastaj të procedohet për miratim në seancën e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat