Biblioteka e qytetit të Mitrovicës do të furnizohet me libra dhe laptop

Mitrovica

Biblioteka e qytetit të Mitrovicës do të furnizohet me libra dhe laptop

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë pritur në takim asistentin ekzekutiv të shefit të misionit diplomatikë të Ambasadës Suedeze në Kosovë, Armend Rexha,  si dhe përfaqësues nga “The Library Project Kosova”,  me të cilët është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin e bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” me libra dhe loptop.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rendësin e leximit dhe të promovojë letërsinë e fëmijëve në Kosovë, si dhe të filloj me sukses përfshirjen e akterëve kyç siç janë zyrtarët komunal, bibliotekat, shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit.

Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të projektit “Në nderim të librit për fëmijë”, ndërsa projekti do të avancojë bashkëpunimin ndërmjet shkollave fillore dhe bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, përmes konceptit “Biblioteka e hapur”.

Komuna e Mitrovicës do të bëjë financimin e blerjes së librave, TLPK do të hartojë planin e punës dhe organizimin e punëtorisë me fëmijë, ndërsa Ambasada Suedeze në Kosovë do të bëjë dhurimin e disa laptopëve për bibliotekën e qytetit(sektorin për fëmijë) dhe aspekte tjera logjistike.

Më këtë rast, nënkryetari Mujka falënderoi  asistentin ekzekutiv të shefit të misionit diplomatikë të Ambasadës Suedeze në Kosovë, z. Armend Rexha, për arritjen e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, që do të ndikojë me pasurimin e bibliotekës së qytetit me tituj të ri të librave duke ndikuar kështu në nxitjen e fëmijëve në lexim e avancim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat