Bahtiri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për pjesëmarrje në kualifikimin e Grantit të Përformancës Komunale 2021

Mitrovica

Bahtiri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për pjesëmarrje në kualifikimin e Grantit të Përformancës Komunale 2021

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:18
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ganimete Salihu, dhe Hamit Fazliu, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen trepalëshe për pjesëmarrje në kualifikim për Grantin e Performancës për vitin fiskal 2021.

Marrëveshja trepalëshe është nënshkruar nga Komuna e Mitrovicës, Ministria e Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë.

Përmes kësaj marrëveshjeje Komunës së Mitrovicës i’u mundësohet pjesëmarrja në garën për të fituar grant të përformancës, konform kritereve të përcaktuara në Rregullat e Grantit për Performancë Komunale. Ku, granti i performancës komunale (GPK) ka për qëllim të nxitë konkurrencën ndërmjet komunave, duke ndjekur parimin që performanca më e mirë të shoqërohet me vlerë më të madhe të grantit.

Granti për këtë vit kap shumën prej 4.35 milionë euro, dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës përfaqësuar nga MPL, dhe kontributdhënësit si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se Komuna e Mitrovicës, patjetër që do të jetë pjesëmarrëse për kualifikim në këtë grant, pasi që përgjatë këtyre viteve është krijuar rezultat i punës serioze, qeverisjes transparente e llogaridhënëse, menaxhimit adekuat e shërbimeve cilësore që komuna ka ofruar për qytetarët.

Gjithashtu kryetari Bahtiri ka kërkuar nga përfaqësuesit e MAPL-së që vlerësimi për këtë vit të jetë më korrekt dhe më real, sepse vitin e kaluar nuk ka qenë një vlerësim i kënaqshëm dhe i duhur për disa komuna, e sidomos për Komunën e Mitrovicës e cila ka arritur çdo herë rezultate të mira dhe duhet të vlerësohet në bazë të arriturave dhe punës së kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat