Inspektorët komunal largojnë shitësit ambulant nga trotuaret përballë xhamisë “Isa Beg”

Mitrovica

Inspektorët komunal largojnë shitësit ambulant nga trotuaret përballë xhamisë “Isa Beg”

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “UNITETI”, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, në hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.

Për lirimin e atyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.

Lidhur me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira.

Ai shtoi seçdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim, Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat