Prokuroria dhe Policia në Mitrovicë dakordohen që të prioritizohen rastet me korrupsion

Mitrovica

Prokuroria dhe Policia në Mitrovicë dakordohen që të prioritizohen rastet me korrupsion

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:34
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani dhe prokurori z.Shyqyri Syla, kanë mbajtur një takim pune me strukturat drejtuese të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, drejtoreshën Afërdita Mikullovci, komandantët e Stacioneve Policore Mitrovicë-Jug dhe Skenderaj, si dhe me udhëheqësit e hetimeve në regjion dhe nëpër stacione policore.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale në Mitrovicë, sfidat në bashkëpunimin e dyanshëm, prioritetet si dhe diskutime të ndryshme me interes për të dy palët.

Mes tjerash, gjatë takimit Kryeprokurori Ujkani ka kërkuar nga drejtuesit e policisë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë që me prioritet po ashtu të trajtohen rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, dhuna në familje, njëherit të vazhdohet monitorimi nga afërsia e të gjitha shkollave në mënyrë që të evitohen fenomenet negative mes të rinjve.

Po ashtu, Kryeprokurori Ujkani ka kërkuar nga drejtuesit e policisë që çdo herë do të vazhdohet të mbahen takimet e rregullta në mes të prokurorisë dhe policisë, sepse bashkëpunimi në mes të këtyre institucioneve është çelës i suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat