Dënohen me burg dhe gjobë 14 ish-zyrtarët policorë për marrje ryshfeti

Mitrovica

Dënohen me burg dhe gjobë 14 ish-zyrtarët policorë për marrje ryshfeti

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:54
Seanca

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 14 ish-zyrtarëve policorë që akuzoheshin për marrje ryshfeti.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Avni Mehmeti, Ahmet Hasani është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe 3000 euro gjobë, Arton Bimbashi është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Avdi Beqiri është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Avni Mehmeti është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Bojan Saviq është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Esat Haxhiu është dënuar me dy vite burgim dhe 3000 euro gjobë, Halit Shabani është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Jovica Trajkoviq është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Nazim Hamiti është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Rushit Hoti është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Sahit Hajdari është dënuar me dy vite burgim dhe 3000 euro gjobë, Sedat Haxhimehmeti është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë, Sllavisha Spasiq është dënuar me tetë muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Zeki Shala është dënuar me një vit burgim dhe 1000 euro gjobë.

Gjithashtu, të akuzuarit janë obliguar që t’ i paguajnë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë secili veç e veç shumën prej 100 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave shumën prej 50 euro.

Përveç kësaj, ndaj të akuzuarve është shqiptuar edhe dënim plotësuese, kështu që të njëjtëve i’ u është shqiptuar ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 3 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës aktakuzën e kishte ngritur ndaj 35 policëve të trafikut rrugor.

Në aktakuzë ishin të përfshirë, Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Destan Rrecaj, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sabit Hajdari , Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zeki Shala, Vojkan Stepiq, Vasko Raduloviq, Shefqet Maxhuni, Srdjan Zivkoviq, Sinisha Milutinoviq, Milan Jovanoviq, Sllavisha Filipoviq, Nedzad Islamoviq, Zmajko Milenkoviq, Sdrjan Djoroviq, Branko Radosavljeviq , Milan Vitkoviq, Stevica Ignjatoviq, Zlatomir Simoviq, Milijan Jovanoviq, Vesko Kandiq, Srdjan Milojeviq, Manjole Vlaskoviq, Milorad Mitroviq dhe Milijan Miliceviq, akuzohen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës se duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare si punonjës të Policisë së Kosovës në Njësinë Rajonale të Komunikacionit, kanë pranuar para në shuma të ndryshme  nga kundërvajtësit në trafik.

Shumat në fjalë i kanë ndarë në mes tyre në pjesë të barabarta, e disa i kanë mbajtur për vete, me qëllim të mos shqiptimit të tiketave me gjobë për shkak të shkeljeve të dispozitave  të Ligjit mbi Komunikacionin Rrugor.

Pas veçimit të procedurës, kjo seancë kishte vazhduar vetëm ndaj zyrtarëve të jugut. Gjykata me aktvendimin e datës 3 korrik 2017, kishte veçuar procedurën për 20 të akuzuarit nga Njësia e Trafikut Regjional në Veri, nga pjesa tjetër e 15 të akuzuarve që kanë qenë të angazhuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Jug të Mitrovicës.

Ndërkaq, ishte hudhur aktakuza ndaj të pandehurit, Destan Rrecaj, si dhe kishte pushuar procedura penale nën akuzën për marrje të ryshfetit, raporton Betimi për Drejtësi.

Me këtë, ish-zyrtarët policorë akuzoheshin se kishin kryer veprën penale “marrja e ryshfetit” , nga neni 428 par.1 lidhur me neni 31 dhe 81 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat