Nën moton “Duaje jetën –Duaje veten”, policia në Mitrovicën Jugore zhvillon aktivitet të veçantë

Mitrovica

Nën moton “Duaje jetën –Duaje veten”, policia në Mitrovicën Jugore zhvillon aktivitet të veçantë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:05
Nën moton “Duaje jetën –Duaje veten”, policia në Mitrovicën Jugore zhvillon aktivitet të veçantë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën Jugore sot ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në kuadër të vazhdimësisë së projektit të nisur “Parandalimi i Vetëvrasjeve” të filluar nga tetori i vitit 2020.

Në promovim dhe mbështetje të realizmit të projektit, në aktivitetin e sotëm ka marrë pjesë edhe drejtori rajonal - kolonel Afërdita Mikullovci.

Referencë për inicimin dhe realizimin e një projekti të kësaj natyre, ishte hulumtimi i realizuar një vit më parë nga DRP-ja e Mitrovicës, hulumtim i cili kishte për qëllim identifikimin e faktorëve dhe motiveve që qojnë në kryerjen e akteve të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve.

Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie mjaft shqetësuese si për individin, familjen dhe shoqërinë në tersi, në bashkëpunim me OJQ “Diakonie” është përgatitur projekti dhe janë identifikuar target-grupet për veprim të përbashkët dhe fazat e veprimit të projektit.

Në fazën e parë bashkë me psikologë të OJQ-së “Diakonie” janë realizuar ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme të rajonit të Mitrovicës. Ndërsa në fazën e dytë është planifikuar përzgjedhja dhe përgatitja e mesazheve motivuese për jetën e të cilat mesazhe besohet se do të ndikojnë në parandalimin e dukurisë në fjalë.

Rreth 150 mesazhet me përmbajtje të kësaj natyre janë shpërndarë sot nga zyrtarët policorë dhe psikologët nëpër sheshet, parkun e qytetit, liqenin akumulues dhe në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë si vende me të frekuentuara nga qytetarët.

Realizimi i këtij projekti edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të policisë, që në partneritet me komunitetin dhe OJQ- të, të shërbejë si model i bashkëpunimit të ndërsjellë në promovimin e vlerave individuale, kolektive për një ngritje të vetëdijesimit në parandalim të dukurive negative dhe kontribut në sigurinë e përgjithshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat