Agim Bahtiri u ndan bursa edhe 44 studentëve mitrovicas

Mitrovica

Agim Bahtiri u ndan bursa edhe 44 studentëve mitrovicas

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:17
Agim Bahtiri

Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 44 studentë për vitin akademik 2020/2021.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave e pranishme ishte edhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani e cila ka përgëzuar të gjithë studentët bursistë të cilët falë angazhimit të tyre kanë arritur ti përmbushin kriteret e të përzgjidhen nga komisioni komunal si bursistë të vitit 2020/2021.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, tha para bursistëve se ndihet i lumtur që falë angazhimit dhe suksesit tuaj të treguar gjatë studimeve ju keni arritur të përzgjidheni nga komisioni si përfitues të bursës komunale, e cila do të shërbej si një motiv shtesë në ambiciet tuaja në rrugën e ngritjes dhe aftësimit profesional.

“Është kënaqësi e veçantë që jam sot në mesin tuaj, në mesin e studentëve më të dalluar ku përmes shkollimit dhe dijës së fituar ju do të siguroni një të ardhme dhe perspektivë me të mirë për Mitrovicën dhe vendin tonë. Andaj ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë mbështetjen financiare që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat