VV: Agim Bahtiri si Kryetar i Mitrovicës, kësaj radhe do e ketë mbështetjen e plotë prej Qeverisë Kurti

Mitrovica

VV: Agim Bahtiri si Kryetar i Mitrovicës, kësaj radhe do e ketë mbështetjen e plotë prej Qeverisë Kurti

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:25
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar në Mitrovicë ka thënë se Mitrovicës i kemi shumë borgj pasi ajo nuk e përjetoi me gëzim as lirinë më 1999 dhe as pavarësin më 2008 sikur ne të tjerët.

Sipas Kurtit Mitrovicës duhet t’ia kthejmë kontributin që ka dhënë vazhdimisht për shkencë, kulturë dhe zhvillim e jo ta dënojmë me një rruhgë Prishtinë – Mitrovicë që zgjat 1 orë.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri do ta ketë mbështetjen e plotë prej nivelit qendror, Qeverisë Kurti, për të punuar në projekte zhvillimore që shtojnë mirëqenien e qytetarëve mitrovicas pa dallim.

Kjo parti kërkon nga qytetarët që më 17 tetor të votojnë numrin 144 për fitoren pa balotazh në Mitrovicë, për Bashkëqeverisje.

Postimi i LVV:

“Ne Mitrovicës i kemi shumë borxh sepse ajo nuk e ka përjetuar as lirinë e vitit 1999 dhe as shpalljen e pavarësisë me gëzim sikurse ne të tjerët. Prandaj, gjithë kontributin që e ka dhënë në luftë e në paqe, për histori, shkencë, kulturë, për dije e për zhvillim, duhet t’ia kthejmë siç e meriton e i takon, e jo ta dënojmë me një rrugë Prishtinë – Mitrovicë që zgjatë një orë. Mitrovicën do ta trajtojmë me prioritet, dhe kur ta kemi edhe qeverisjen komunale këtu, e atë qendrore në Prishtinë, do ta bëjmë siç e thotë slogani ynë: Bashkë Qeverisje”, tha Kryeministri Kurti në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, ku për ta mbështetur kryetarin në ardhje atje, Agim Bahtirin, ishte bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dhe deputetët Armend Muja e Arjeta Fejza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat